I riu plagoset me armë zjarri, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.

Pas plagosjes, sipas policisë, 31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet gjendja e tij, në spital si dhe mbetet i paidentifikuar autori i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 17.08.2020 17:48