Gjendet i pajetë i riu në Durrës

Një i ri në Durrës është gjetur i vdekur. ABC New raporton se viktima është gjetur në lagjen nr.1 pranë ish-hotel “Vollga”, në Durrës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia bën e dije se dyshohet se vitkima është shtetas sirian. Grupi hetimor tashmë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2020 06:08