COVID-19 në Shqipëri: 127 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

127 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 518.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë e kanë humbur jetën.

190 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 75 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 732 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 13 518 të infektuar,

– 377 viktima;

– 7 të shëruar,

– 5 382 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 28 shtator:

Tiranë 2632 raste;
Durrës 591 raste;
Shkodër 391 raste;
Elbasan 318 raste;
Lezhë 305 raste;
Fier 244 raste;
Korçë 252 raste;
Vlorë 198 raste;
Kukës 154 raste;
Berat 112 raste;
Dibër 107 raste;


Shtuar 29.09.2020 14:34