Blindohet Durrësi, në kërkim disa policë

Një aksion i madh policor po ndodh në këto momente në Durrës.

FNSH aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Shërbimi Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka proceduar disa efektive policie në Durrës e Shijak.

Burime thanë se ShKB në bashkepunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim qe po finalizohet me procedimin e nje numeri te larte efektivesh policie.

Sipas burimeve, behet fjale per me shume se shtate-tete efektiv, te cileve do tu pritet gjate oreve ne vazhdim flet-arresti. Ata akuzohen per shperforim detyre. FNSH po punon per shoqerimin e tyre.


Shtuar 9.01.2020 18:54