LDK: I kemi paraqitur ofertë VV-së për bashkëqeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhjet me raportimet më të fundit që po qarkullojnë sa i përket bisedimeve LDK-LVV.

Në njoftimin e saj për media thuhet se të gjitha lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta.

Nga kjo parti kanë bërë me dije se LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje, por pa e specifikuar se çfarë përfshihet në këtë ofertë raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta.

LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje.


Shtuar 9.01.2020 19:02