Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: U vura në dispozicion çfarë ju duhej!

Ditën e sotme gazetari Artan Hoxha është thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me videon e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës.

Pas dëshmisë, gazetari Hoxha ka dhënë një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Hoxha është shprehur se kishte vënë re një interes nga ana e prokurorëve për zbardhjen e çështjes për shkak edhe të interesit publik, dhe se ai kishte vënë në dispozicionin e tyre materialin e plotë.

“Çdo pyetje që e patën prokurorët unë pata përgjigjen time. Duke qënë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund.

Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon,”-tha ndër të tjera gazetari.

Rikujtojmë se ditën e djeshme Hoxha bëri publike një video ku shihej një person i cili konsumon lëndë narkotike, kokainë. Sipas Artan Hoxhës personi në video është shtetasi Alla, kryebashkiak i Bulqizës. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 17:39