Aksident i rëndë në Shijak, 43-vjeçari humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.

Aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 21:10 ku një 43-vjeçar me inicialet R.Sh., duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 15.04.2020 20:58