Unai Emery është një nga emrat tjerë që po përmendet si kandidat i mundshëm për stolin e Milan.
Milan po shohin për një zëvendësues të Stefano Piolit, dhe tashmë në listë ka disa emra për këtë pozitë.
Të lidhura
None found
Ralf Ragnick do të afrohet te Milan, në pozitën e drejtorit sportiv por ka zëra që thonë se ai do të jetë edhe trajneri.
Megjithatë, nëse Ragnick do të jetë vetëm drejtor sportiv, atëherë skuadrës i duhet edhe një trajner. Kështu, ‘Sky Sport Italia’ shkruan se Unai Emery mund të jetë një nga ta.
Shefi ekzekutiv i Milan, Ivan Gazidis, ishte njeriu që punësoi Emery tek Arsenal, gjat vitit 2018.
Dyshja mund të ribashkohen përsëri, kësaj radhe në ‘San Siro’, nën ngjyrat e Milan.
