Dy të prekur nga koronavirusi, Rama mbledh qeverinë

Ashtu sikundër u paralajmërua, qeveria ka thirrur sot një mbledhje jashtë radhe pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vend.

Në fjalën tij kyeministri Edi Rama vuri theksin në kujdesin e kushteve të higjenës dhe shmangien e panikut.

“Këshilla themelore e OBSH dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të organizatës botërore të shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor”- theksoi Rama.

Sipas tij, sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi.


Shtuar 9.03.2020 08:13