Doli pa maskë e doreza të “qortonte” të moshuarit, por kjo e Ramës qenka bërë edhe më parë

Kryeministri Edi Rama doli vetë ditën e sotme për të inspektuar rrugët e Tiranës dhe për të parë nëse shqiptarët i zbatonin apo jo masat e dhëna.

Kryeministri nuk mbante as maskë dhe as doreza, duke rrezikuar të moshuarit të cilët i takoi gjatë inspektimit.

Rama ndalonte në rrugë të moshuar dhe i thoshte atyre të qëndronin në shtëpi, por mënyra si fliste nuk dukej aspak si sensibilizim, ndoshta edhe për shkak të tonit dhe fjalëve që drejtonte.

Por ajo metodë të folurit me këmbë dhe duar, është bërë më herët nga kryebashkiaku i Barit në Itali, Antonio Decaro.

Decaro doli në bregdet dhe i thoshte qytetarëve të shkonin në shtëpi, pasi situate ishte e rëndë, ashtu siç edhe paraqitet.

Të njëjtën gjë bëri dhe Rama, por duke e kopjuar këtë në rrugët e Tiranës.


Shtuar 25.03.2020 14:35