“Do jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë”, Ahmetaj flet për shtëpitë e reja

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur fjalëne tij në një konferencë të dhënë nga kryeministria ku ka folur për procesin e Rindërtimit.

Deri tani sipas Ahmetajt janë lëvruar fondet e para për t ndërtimin e 3400 shtëpive private.

“Sot kemi kaluar vendimin për fondin limit, 8.7 miliardë lekë për Rindërtimin, 3400 shtëpi do ndërtohen. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do ketë fond për shpenzime kapitale, 2500 shtëpi që do ndërtohen nga FSHZH.

Për bashkinë e Tiranës 2.2 miliardë lekë, 889 shtëpi individuale. Javën që vjen shpallet gara për 3400 shtëpitë.

Do informoj ambasadat shoqatat e biznesit për fillimin e prokurimit. Në terren bashkitë kanë filluar vlerësimin e dosjeve individuale të dala nga platforma e aplikimit. Banesat individuale do ndërtohen sipas modeleve të prezantuara, rezistent ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, stuhive.

4000 familje ne 31 dhjetor do e presin vitin e ri në shtëpitë e reja. Shtëpitë janë si rrallë kund falas”, tha ministri.


Shtuar 6.03.2020 11:13