Dha dorëheqjen? Flet drejtori i Spitalit të Kavajës

Pak minuta më parë në media u shpërnda me shpejtësi, lajmi se drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen.

Përparim Daiu, drejtor i Spitalit të Kavajës ka bërë dy përgënjeshtrime pak minuta më parë.

Ai se lajmet për dorëheqjen e tij janë spekulime pasi ai vazhdon detyrën, ndërsa për çështjen e karantinës që është përfolur se do të ngrihet në spitalin që ai drejton, ka thënë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

“Tani në bazë të portaleve jam unë, por vazhdoj detyrën, nuk kam dhënë dorëheqjen, janë të pavërteta lajmet.

Nga aludimet unë flas zyrtarisht, nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë që Spitali i Kavajës do të jetë karantinë. Ju flas me kompetencë dhe përgjegjësinë më të plotë.

Nuk ka asnjë rast të paraqitur për koronavirus si i dyshuar, por masat janë marrë në përshtatje me këshillat e OBSH janë afishuar tabelat dhe posterat me këshilla, shkruan faxëeb.

Ne nuk merremi me aludime, asnjë urdhër, asnjë shkresë nuk ka ardhur, qytetarët të jenë të qetë. Spitali i Kavajës është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë që është edhe urdhëruese, por ju thashë që asnjë kërkesë dhe asnjë shkresë nuk ka ardhur për këtë çështje”, tha Daiu. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 18:17