Dëshmia e Elton Hajrit: Punoja kamarier, s’kam lidhje me rrëmbimin e Prengës!

Elton Hajri është kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri.

Ai është arrestuar pasi sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës rezulton se furgoni i cili u regjistrua nga kamerat e sigurisë ndërsa transportonte Jan Prengën në afërsi të kompleksit Golden në Shijak, është në pronësi të tij.

Sipas policisë të paktën nga verifikimi i letrave ka rezultuar se fugoni tashmë i sekuestruar, rezulton në pronësi të Elton Hajrit.

Gjatë marrjes në pyetje Hajri ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Hajri tha se nuk është marrë asnjëherë me krime dhe për herë të fundit ka qenë para katër vitesh në kompleksin “Golden” në Shijak.

Përpara oficerëve të policisë ai ka thënë se ka punuar katër vjet më parë te kushërinjtë e tyre si kamarier dhe s’ka lidhje me ngjarjen./abcnews.al


Shtuar 30.01.2020 15:48