“Me qenë se sot është nata e Krishtindjeve, dua të uroj të gjithë komunitetin katolik, gëzuar Krishtlindjet qofshin të bekuara dhe kalofshin mirë…”
Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka uruar sot shiptarët për festën e Pashkës, por nga nxitimi ka thënë se nesër do festohen Krishtlindjet.
Gjatë një interviste në Fax News, deputetja ka shfrytëzuar sekondat e fundit, ku ka uruar të gjthë qytetarët.
“Me qenë se sot është nata e Krishtindjeve, dua të uroj të gjithë komunitetin katolik, gëzuar Krishtlindjet qofshin të bekuara dhe kalofshin mirë me sa më pak pasoja të kalojë kjo pandemi me sa më pak pasoja në të gjithë botën”, ishte ky urimi i ligjvënëses socialiste.