Deputeti hedh akuzën e rëndë ndaj Lleshajt: Gënjeu, duhet të japë dorëheqjen!

Ditën e sotme, deputeti Maliqi thirri në interpelancë Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për rritjen e ndjeshme të kriminalitetit në vend.

Një nga pyetjet që ata i drejtuan Lleshajt ishte në lidhje me gazin lotsjellës që ishte përdorur në protesta.

Deputeti tha më tej se ministri Lleshaj kishte gënjyer për gazin lotsjellës e përdorur në protesta, dhe vetëm sot u detyrua që të pranonte se ai ishte marrë nga Kosova, në sajë të një marrëveshje mes dy qeverive.

“E pyeta ministrin se ku e kishte gjetur gazin lotsjellës përpara tre muajsh dhe më tha se e kishte nga qeveria e Sali Berishës, ndërkohë që sot u detyrua që të pranojë se e kishte marrë nga Kosova, edhe pse tha se nuk e kishte përdorur. Unë ia thashë ministrit në Kuvend që mjaftonte vrasja në mes të Rrëshenit, që ai të jepte dorëheqjen.

Unë kërkoj një opozitë tjetër, njerëzit nuk po ngrihen për shkak se nuk ka një revoltë”, tha Maliqi, i cili nuk e kurseu as një koment për inspektorin e Lartë Artur Metani, për të cilin tha se është vëllai i një deputeteje, dhe doemos që do të paragjykohet në punën e tij.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë është vëllai i një deputeteje, ndërkohë që mund të kishte pasur njerëz të tjerë që janë ekspertë të kësaj fushe. Ai ka në dorë dhe mund të ushtrojë presion ndaj secilit prej gjyqtarëve që janë ende në process Vetingu ose që e kanë përfunduar atë”, përfundoi Maliqi. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2020 13:52