Deputetët harrojnë pandeminë, “shtrohen” në kafe pranë Kuvendit

Deputetët kanë filluar të mblidhen para Kuvendit ditën e sotme për të nisur shumë shpejt seancën.

Por ata nuk kanë mundur t’i rezistojnë kafesë së mëngjesit.

Si për të respektuar shmangien e grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura, parlamentarët kanë vendosur ta konsumojnë kafen në oborr.

Kështu, përpara Kuvendit është krijuar një kafene, ku pjesa më e madhe e deputetëve janë shfaqur pa maska, por nuk kanë munguar as ato me maska.


Shtuar 25.06.2020 09:07