Deklarata e fortë e konspiracionistit: Covid 19 u hodh nga “Vëllazëria e Bardhë”, luftë mes Trump dhe Iluminatit

Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në 360 gradë ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket Covid-19.

Sipas tij koronavirusi është një armë biologjike, ndërsa fëmijët e vegjël në amerikë shfrytëzohen për tu marrë adrenalinën, nga njerëzit e pasur.

Cako shprehet se koronavirusi është një luftë mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Iluminatit. Ai shtoi më tej se këtë gjë(cOVID-19) e ka hedhur vëllazëria e bardhë dhe Adenokrom është një drogë që nxirret nga eksitimi i fëmijëve të vegjël 6-13 vjeç.

“Koronavirusi është i patentuar, nuk është një sëmundje nga lakuriqët e natës. Është një armë biologjike, ka shumë debate se kush e ka krijuar. Këtë e ka hedhur vëllazëria e bardhë. Adenokrom është një drogë që nxirret nga eksitimi i fëmijëve të vegjël 6-13 vjeç. Ka 800 000 fëmijë të humbur në Amerikë, plus të humburit e tjerë, të cilët trafikohen nga shumë vende të botës. Këta përdoren në USA për rituale sataniste. Këta i trembin në tunele duke ju bërë sytë si të pandës. Në këtë moment që u bën sytë të zeza, i shpojnë me një gjilpërë dhe ju marrin adrenalinën nga sytë. Këtë e përdorin njerëzit shumë të pasur.

Shoqëria “Fabian” është një shoqërie krijuar 1884 dhe është shumë e rëndësishme. Edhe Rama është fabianist, edhe Soros është fabianist. Duan të vendosin me dinakëri socializmin. Më i famshmi është Huxley që trego se si do të jetë e ardhmja dhe ka qenë mësues i Xhorxh Orëell.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Këta mendonin që përmes një projekti afatgjatë, diku 10 vjet, të zhduknin 6 mld banorë dhe ta sillnin popullsisë e botës në 1 mld banorë. Por vëllazëria e bardhë e goditi fabrikën e Tianin e Sorosit me një armë që quhet heshtat e Zotit, që është në formë sateliti dhe e shkatërruan këtë fabrikë,”- tha Cako.


Shtuar 1.05.2020 08:53