Dalin pamjet nga vendi i krimit, makina e viktimës e bërë shoshë nga plumbat (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme në Tiranë ka ndodhur një atentat mafioz ku është ekzekutuar me armë zjarri një biznesmen i njohur, Hekuran Billa.

Kjo është makina e 40-vjeçarit Hekuran Billa që u vra mbrëmjen e sotme tek “Komuna e Parisit”.

Siç shihet nga fotot e LSA, xhami nga ana e shoferit (makina me timon anglez) është i bërë shoshë, çka tregon se autori apo autorët kanë zbrazur disa plumba duke u siguruar për arritjen e objektivit, pra vrasjen e Billës.

Policia ka mbledhur provat hetimore në vend dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Pak minuta pas vrasjes, makina e autorëve është gjetur e djegur në Pezë të Vogël.

Ritheksojmë se Billa është një shtetas i njohur nga drejtësia shqiptare dhe ajo angleze pasi vite më parë akuzohet për ekzekutimin e një bashkëkombasi në Angli, dhe dy plagosje.

Mbi të rëndonte dënimi me burgim të përjetshëm ndërkohë akuzohej edhe për organizim prostitucioni. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 21:27