COVID-19/ Vatër e rrezikshme në Has, vajza infektoi prindërit e mori pjesë në varrimin e gjyshes

Pavarësisht se veriu i Shqipërisë u duk sikur po rezistonte ndaj koronavirusit, sot janë zbuluar vatra të reja edhe në këto qytete.

Hasi është konfirmuar tashmë si një vatër e re e përhapjes së koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në rrethin e Hasit janë konfirmuar dy raste me COVID 19, burrë dhe grua.

Dyshohet se ka qënë vajza e dy bashkëshortëve e cila i ka infektuar pasi ka ardhur nga italia vetëm 10 ditë më parë për të marrë pjesë në varrimin e gjyshës së saj.

Vajza gjendet sërish në Itali por si duket gjatë vizitës ka infektuar prindërit e saj dhe mund të ketë infektuar edhe të afërm të tjerë.

Të infektuar mund të jenë edhe dy mjekë në spitalin e Hasit dhe Kukësit pasi u kanë shërbyer prindërve të moshuar.

Shpërndarja e COVID-19:

Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë


Shtuar 24.03.2020 15:22