Çfarë po ndodh me Shkodrën? Shkon në 31 numri i të infektuarve

Eshtë rritur sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër.

Autoritetet shëndetësore në Shkodër konfirmojnë se ka shkuar në 31 numri i të prekurve me koronavirus në kryeqendrën e veriut.

Mësohet se Nga 20 mostrat e marra, rezultuan edhe 9 pozitive, 6 prej tyre në një familje në Dobraç dhe 3 në familjen Kiras, duke e rritur gjithsej në 31 rastet me të prekur në Shkodër dhe Vaun e Dejës, ndërkohë janë rreth 50 persona në vetëkarantinim.

Gazetari Simon Shkreli raporton se situata është e rënduar në Shkodër, duke qenë se të infektuarit janë persona që kanë pasur aktivitet dhe kontakte të shumta.


Shtuar 4.04.2020 09:18