4 persona gjetën vdekjen në 24 orë, rëndohet gjendja edhe në Greqi

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë orëvë të fundit prej koronavirusit në Greqi.

Mediat greke njoftojnë se pak më parë ndërroi jetë edhe një burrë 84 vjeçar, i cili po trajtohej në spitalin Evangelismos të Atikas duke e çuar në 67 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Statistikat kanë treguar se koronavirusi vret kryesisht moshat e thyera, megjithatë në Greqi kanë ndërruar jetë edhe persona mes moshës 40-50 vjeçare.


Shtuar 4.04.2020 09:20