Biçikleta përplaset nga makina, një i plagosur në Tiranë

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”.

Një person që po lëvizte me biçikletë dyshohet se është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i plagosur H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.05.2020 14:39