Balla për zgjerimin grek në Jon: Nuk ka marrëveshje me Greqinë!

“Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë, sepse duhet ta sqarojmë për cdo qytetar shqiptar që mund të jetë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD apo LSI, sepse marrëveshjen bëhen mes shteteve…”

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, në një prononcim për media u shpreh se nuk ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit. Gjithashtu Balla theksoi se e gjithë amullia e krijuar në publik është për shkak se qytetarët shqiptarë janë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD-së dhe LSI-së.

“Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë, sepse duhet ta sqarojmë për cdo qytetar shqiptar që mund të jetë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD apo LSI, sepse marrëveshjen bëhen mes shteteve. Marrëveshjet negociohen mes qeverive për muaj, vite dhe më pas firmosen në emër të qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Për fat të mirë Shqipëria me Greqinë e të përcaktuar kufirin e saj që në vitin 1990.

E vetmja tentativë për t’i bërë dëm Shqipërsë mban emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ndërkohë që diskutimet e karakterit politik që mund të zhvillohen në parlamentin e Greqisë, nga një ministër apo një kryeministër i vendit përkatës nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin që të ndodhë në vend.”u shpreh Balla, ndërsa komentoi edhe ndryshimet në grupin negociator.

“Nëse do t’i merrni emrat e anëtarëve të grupit negociator disa kanë ikur nga pozicionet që kanë patur, dhe padyshim këto ndryshime janë të domosdoshme”- u shpreh Balla. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2020 14:09