Baba i dy fëmijëve, kush ishte biznesmeni që u eliminua sot në Tropojë

Guxim Gjyriqi 47 vjeç është eliminuar me armë zjarri para biznesit të tij, një pikë karburanti.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët. Deri tani policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Në vijim pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe të merren në pyetje dëshmitarë të mundshëm për të hedhur dritë mbi ekzekutimin.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë. Ai nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Burri ishte baba i dy djemve. Jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset me të cilat siguronte dhe jetesën e të ardhurat e familjes.


Shtuar 6.01.2020 08:22