Asnjë minutë më shumë! Rama: Pse nuk lejoj zgjatje të fashës orare në Tiranë

“Pse u kufizua në gjithë botën? Sepse zgjerimi i fashës orare jashtë orëve të nevojshme për të shkuar në punë krijon tendencën për të dalë e shoqërizuar…”

Nga data 18 maj, do hapen baret dhe lokalet, në mjedisë të hapura. Por orari nuk do shtrihet pas orës 17:30. Në emisionin opinion kryeministri Rama tha se Tirana është zonë e kuqe dhe do jetë e fundit që do çlirohet.

“Nëse Tirana do jetë zonë e kuqe orari do mbetet siç është.

Ka një logjikë për orarin.

Pse u kufizua në gjithë botën? Sepse zgjerimi i fashës orare jashtë orëve të nevojshme për të shkuar në punë krijon tendencën për të dalë e shoqërizuar.

Hapja e bareve e lokaleve përbën një kërcënim më vete.

Tirana do të jetë e fundit që do të çlirohet. Nuk mund të ndodhë ndryshe.

Po, është vatra me rrezikshmërinë më të madhe por brenda kësaj zone të kuqe, lehtësimi i bërë është i madh, në krahasim me ku ishim”, tha Rama.


Shtuar 14.05.2020 20:42