Arritja e marrëveshjes për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut…”

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një ditë të shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.

Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.


Shtuar 18.08.2020 16:03