Arrestohet “Lypeni” i përfshirë në disa krime, kanosi me armë djalin e deputetit socialist

Mbrëmjen e djeshme ka rënë në duart e policise Lajden Kadellin, i njohur ndryshe si Lypeni.

Ky shtetas rezulton të jetë përfshirë në 11 ngjarje kriminale, por çuditërisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim.

Kadelli, është kapur nga policia gjatë një aksioni në një kompleks pallatesh në Tiranë teksa ka tentuar që të largohet me vrap në momentin që ka kuptuar prezencën e forcave të policisë.

Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Kadelli është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit në Durrës dhe ëshët shpallur në kërkim edhe sepse ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës.


Shtuar 30.09.2020 06:32