Mediat malazeze: Kë takoi Rama fshehtas në restorantin në Tuz

Sipas mediave malazeze, kryeministri ynë Edi Rama, bëri një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi.

Konkretisht gazeta “Vijesti” shkruan se Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit “Lista Shqiptare” të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për gazetën duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.

Mësohet se ky takim gjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi.

Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.


Shtuar 30.09.2020 06:09