Arrestohet babai me dy djemtë në Elbasan, çfarë zbuluan blutë

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre shtetas, si dhe është shpallur në kërkim policor bashkëpuntori i tyre.

Ata janë I.H., 69 vjeç, A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan ( babai me dy djemtë)

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga tre shtetas, si dhe shpallet në kërkim policor bashkëpuntori i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuar dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Si rezultat nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.H., 69 vjeç, A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan ( babai me dy djemtë)

Si dhe shpallet në kërkim policor shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në fshatin Jetesh, Elbasan, bashkëpuntor i tyre

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Jetesh, Elbasan, kishin kultivuar bimë narkotike, ku falë punës së mirëorganizuar dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të kësja vepre penale

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Shtuar 13.09.2020 11:40