Arrestohet 66 vjeçari në Durrës, zaptoi tokën dhe ndërtoi pa leje

Një 66 vjecar është vënë në prangat e policisë pasi kishte zaptuar nje pjese trualli dhe kishte bere ndertim pa leje ne zonen e plazhit në Durrës.

Sipas policise, ne pranga është vënë shtetasi I. K., 66 vjeç, banues në Durrës.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni”- njofton policia.


Shtuar 26.05.2020 07:16