Neritan Ceka përplaset me Zgarbin për Bylysin: Makinat? Mi dërgoi Rama!

Pas deklaratës së Sgarbit se Bylysi është qytet grek, në studion e “OPEN” ka nisur një debat i ashpër.

Vittorio Sgarbi është përballur mbrëmjen e sotme me arkelologun e njohur Neritan Cekën ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar më herët se publicisti italian i ka bërë ato deklarata pasi nuk shoqërohej nga Meikom Zeqo apo njerëz të kulturuar.

Pas fjalëve se Sgarbi ka udhëtuar me makina me xhama të zinj, ai tha se ia ka dhënë Edi Rama.

Ceka: Nuk do ta quaja me detyrim Bylysin grek, e quan Bylysuin jo në Greqi por në Iliri. Plini thotë se Bylynët dhe armatët barbar, jo ata që janë të egër.

Kurrë nuk i kemi thënë grekëve ilir dhe ilirëve grek. Ti them Bylysit grek nuk ma thonë burimet, duhet të gris të gjithë historianët dhe arkeologët.

Mirë ata miqtë e mi shqiptar t’ju kishin dhënë librin tim “Btyklysi”, lëreni Trekan, është një album nuk bën dot histori.

Sgarbi: Mund të flas se nuk ka polemikë nga ana ime, me asnjeri, ju po polemizioni me mua. Ka studiues, ju kërkoj falje i keni qenë ambasador dhe keni kaq pak tolerancë. Nuk mund të më thoni muua një polemikë që se kam bërë. Bylysi në shek. 2 ka tipare të qytetit grek

Ceka: Cili autor e thotë?

Sgarbi: Ju duhet të mos bëni polemikë, i mora unë me vete ata, makinat me xhamat e zi mi ka sjellë kryeministri, shkoni kërkojani Edi Ramës jo mua.

Kryebashkiaku ishte shumë i sjellshëm. Raportet e Greqisë me Bylysin nuk më duket polemikë.


Shtuar 11.06.2020 19:44