Apeli drithërues i mjekut tek Infektivi: Nuk ia dalim dot, na ndihmoni të mposhtim COVID-19

“Na ndihmoni që ta mundim këtë virus se vetëm ne mjekët, spitalet, nuk mund t’ja dalim dot…”

Mjeku ORL në QSUT, Klevis Thomaj u është drejtuar me një apel qytetarëve, për të vendosur maskën si një nga mënyrat për të ulur rrezikun e infektimit të vetes dhe të afërmve tanë.

“Bota po përballet me një virus mjaft të rrezikshëm dhe mjaft vdekjeprurës. Tani është koha që ne të gjithë të tregohemi të përgjegjshëm për veten tonë dhe për të dashurit tanë.

Na ndihmoni që ta mundim këtë virus se vetëm ne mjekët, spitalet, nuk mund t’ja dalim dot.

Koha është të respektojmë masat e distancimit social, të mbajmë maska, të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë në asnjë moment të gjithë. Lufto virusin që të kthehemi sa më shpejt në normalitet, që të takojmë njerëzit e dashur, që të kemi aty njerëzit e dashur”.


Shtuar 26.07.2020 16:47