Ambasada Amerikane jep mesazhin e fortë: Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë

“Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë. Mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë…”

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e ambasadores Yuri Kim, me anë të një postimi në Facebook.

Gjatë një konference të organizuar mbi sfidat e prokurorisë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, tha se 2020 është një vit i madh për Shqipërinë sa i takon rrugës së saj europiane.

Kim deklaroi se SHBA do të qëndrojnë pranë Shqipërisë për të ndihmuar në zhvillimin e Reformës në Drejtësi, specifikisht rolin e prokurorëve. Ajo citoi një gjyqtar të SHBA, dhe tha se prokurorët nuk duhet të lejojnë që fajtorët të shpëtojnë.

Statusi:

“Përdorini mjetet e drejta të reformës në drejtësi! Merrini në duart tuaja dhe përdorni forcën e tyre të plotë për të arritur qëllimet e mira për të cilat jeni betuar.

Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë. Mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë. Shërbejini detyrës tuaj me nder dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me vendosmëri krah jush”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme nën Dritën e Reformës në Drejtësi”. Lexoni fjalën e saj të plotë: https://bit.ly/2TëPVfË


Shtuar 3.03.2020 18:32