Akuza e Blendi Fevziut: Ministrat e Ramës manipulojnë edhe votimin online

Këtë mbrëmje, emisioni “Opinion”, ka bërë një pyetje se cili është ministri më i njohur i qeverisë.

Pyetjet, janë bërë nga gazetarët në rrugë, ndërsa online u hap një sondazh tek i cili njerëzit mund të votonin për ministrin që ata mendojnë se është më i njohuri.

Me sondazhin on line ka ndodhur një incident, pasi ka rezultuar që votat kanë qenë të manipuluara për disa ministra. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara.

“Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë.” -tha drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.


Shtuar 11.02.2020 22:00