Aktorja Pranvera Veizi rikthehet në ekranin shqiptar (FOTO LAJM)

Pranvera Veizi është një ndër aktoret që pikasi në vitet ‘80, në sajë të lirshmërisë e origjinalitetit.

Kur ishte në kulmin e karrierës së saj, bashkë me bashkëshortin kompozitorin e njohur Valentin Veizi, dyshja emigroi në SHBA për një jetë më të mirë.

Aktorja iu përkushtua rritjes së fëmijëve shumë larg Shqipërisë. Por një dritare u hap për të pas shumë vitesh.

Filmi “I love Tropoja” në produksionin e Ermal Mamaqit, solli në ekran pas shumë vitesh aktoren Pranvera Veizi.


Shtuar 30.01.2020 20:18