Messi shkatërron Leganes, Barcelona në çerekfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Leganesit në Kupën e Mbretit duke arritur në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2:0, pas golave të Griezmann 4′ dhe Lenglet 27′.

Në pjesën e dytë, Barça ka shënuar edhe tre gola për ta vulosur fitoren e thellë.

Messi realizoi në minutën e 60’të, Arthur në minutën e 78’të dhe Messi dy minuta para fundit u përkujdesën për “turpërimin” e Leganesit në “Camp Nou”.

Shorti për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Mbretit do të zhvillohet nesër në orën 13:00.


Shtuar 30.01.2020 20:21