Aksidenti me makinë i merr jetën sulmuesit francez

Një lajm tronditës ka shokuar botën e futbollit ditën e sotme. Futbollisti Nathael Julen i skuadrës franceze të Guigampit ka humbur jetën.

Lojtari 23-vjeçar sapo ka lënë stërvitjen, është larguar nga qendra stërvitore dhe ka bërë aksident, i cili rezultoi fatal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20. Ishte klubi francez që njoftoi këtë lajm të hidhur dhe ka shprehur ngushëllimet familjes.


Shtuar 3.01.2020 20:45