Aksident me pasoja të rënda, makina përplas këmbësorin

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gostime ku një makinë ka përplasur një këmbësor cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që ka mbetur i plagosur, emri i të cilit ende nuk dihet, është rreth moshës 50-vjeçare ndërsa i ka prerë rrugën mjetit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Dyshimet paraprake janë se këmbësori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 7.01.2020 20:58