Aksident i rëndë në Fushë-Bulqizë, makina merr përpara një vajzë të re

Një vajzë e re ka mbetur e plagosur, e përplasur nga një makinë teksa kapërcente rrugën.

Rreth orës 13.00 të kësaj të mërkure, në qendër të njësisë administrative Fushë- Bulqizë, Edmond Karaj, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”,

ka aksidentuar 18-vjeçaren A.Xh.

Policia Rrugore menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 4.03.2020 15:57