Hashim Thaçi flet për takimin me Albin Kurtin, tregon se çfarë do të bëjë në ditët në vazhdim

Hashim Thaçi në konferencë të jashtëzakonshme për media, pas takimeve që pati në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, u pyet nga gazetarët se pse po refuzon takimet e ftuara nga kryeministri i vendit.

Thaçi, tha që do të takohet jo veç me Kurtin, por edhe me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn e të gjithë liderët e partive politike parlamentare.

“Në ditët e ardhshme për t’i takuar e informuar në detaje, do t’i takoj edhe liderin e VV-së, LDK-së, e partive tjera, të gjithë, që janë parti parlamentare, e besoj që do të ketë edhe debat me shoqërinë civile e juve mediave, në fund të fundit marrëveshja eventuale e arritur do të bëhet në Kuvend, duhet të kemi besim e siguri, e kjo do të arrihet sipas parametrave e kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, për një marrëveshje eventuale me Serbinë, pas takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Thaçi tha që tashmë është një momentum i ri që nuk duhet të humbet, ajo ku Amerika do ta udhëheqë dialogun.

“Gjithmonë kam qenë i hapur e do ta respektoj Kushtetutën e Kosovës, rolin e përgjegjësitë e mija si Presidenti i vendit për të ruajtur unitetin politik, e institucional e qytetar, në të gjitha periudhat kohore kur kam udhëhequr negociatat kam raportuar në Kuvend, krejt transparente, prandaj është momentum i ri që duhet ta shfrytëzojmë e të mos humbë, sepse nëse ky humbet do të vonohemi në të gjitha sferat e jetës, do të vonohemi edhe me njohje, me anëtarësime, në NATO, ne BE, e edhe në investime e zhvillim”

“Çdoherë kemi kërkuar rol të rëndësishëm te përcaktues të SHBA-ve si aleati më besnik i Kosovës, na jemi popullata më pro-amerikane në botë”.


Shtuar 4.03.2020 15:59