Administratori i Spitalit Amerikan: Kapacitetet tona ia kemi vënë shtetit në dispozicion për koronavirusin

Administratori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu në një intervistë në “Opinion” thotë se mund të jetë e afërt koha që edhe spitalet private në vend të trajtojnë pacientë me koronavirus.

Allajbeu tha se respiratorët që Spitali Amerikan disponon do të jenë në çdo kohë në dispozicion të shtetit, duke shtuar se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë dhe ka propozuar centralizimin e këtyre pajisjeve.

“Ne kemi folur me qeverinë dhe kemi rënë dakort që respiratorët tonë ti centralizojmë dhe të jenë të gjithë në një dorë, t’i vëmë në dispozicion të tyre.

Kam folur edhe me ministrin e Shëndetësisë për ktëë. Mund t’i vijë edhe radha e spitaleve tona”, u shpreh Allajbeu në emisionin “Opinion”.


Shtuar 12.03.2020 22:56