A udhëton dot drejt SHBA? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar thashethemin se ai nuk udhëton dot për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me emisionin Open, lideri i PD-së tha se këtë thashethem e riciklon Partia Socialiste sa herë që është në vështirësi.

“Mediat dhe PS vazhdojnë zanatin e vjetër të gënjeshtrave e mashtrimeve, në vend të merren me njerëz që kanë mbetur pa bukë, me familjet në nevojë ekstreme, vazhdojnë të shpifin e sulmojnë opozitën, ky është akti me transparent i obsesioneve të vërteta te Edi Rames dhe PS.

Më vjen keq që kanë rënë në këtë nivel që nga mëngjesi e deri në darkë merren me opoziten e kryetarit te PD. Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.

Sa herë kapet në skandal e në pamundësi për të përballuar situata si kjo tani,sulmojnë opozitën me gënjeshtra, mashtrime e trillime”.


Shtuar 21.04.2020 21:35