A po sillemi ne si profesionistë apo propagandistë në këtë pandemi?

Ndersa kemi hyrje ne javen e shtate te pandemise COVID -19, shume pyetje ngelen akoma pa pergjigje per te vleresuar situaten e krijuar dhe menyren se si po menaxhohet e gjithe kjo.

-A kemi nje task-force profesioniste dhe kompetente apo profesinalizmi dhe kompetenca e tyre eshte strukur pas vartesit i cili kompleksohet nga medikiotriteti dhe propaganda e eprorit?!

-A ka arritur profesionalizmi mjekesor dhe epidemiologjik per te krijuar nje strategji korrekte dhe logjike per te dominuar kete pandemi apo propaganda nxjerr per fundjave grupin me te riskuar nga kjo pandemi, moshen e trete duke luajtur bixhoz ne jeten e tyre?!

-A kemi nje strategji per te testuar grupet me te rriskuara, si shtepite e pleqeve dhe stafet e tyre, stafet e linjave te autobuzve, stafet mjekesore ne te gjitha nivelit shendetsore dhe pacientet e hemodializes qe perballen me ambjentin spitalor cdo dy dite per shkak te menaxhimit te semundjes?!

-A eshte thirrur nje tavoline e rrumbullaket me te gjithe institucionet spitalore per t’u ballafaquar me problemet qe kane dale ne keto institucione gjate ketyre 7-jave pandemie ku mungesa e nje strategjie kombetare ka krijuar probleme shendetsore por dhe vdekje nga ky vakum menaxhimi?!

-A ka nje logjike epidemiologjike kurba e rasteve pozitive dhe vdekshmerise apo kaotizmi dhe numri i kufizuar i testimeve beri qe profesionistet te corientohen mbi parashikimin e pikut te COVID -19?!


Shtuar 25.04.2020 10:11