A përhapet COVID-19 përmes monedhave e kartëmonedhave? Ja çfarë thotë OBSH

A mund të përhapet COVID-19 nëpërmjet monedhave dhe kartëmonedhave?

Përgjigjen për këtë na e jep Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri e cila thekson se:

Aktualisht, nuk ka prova që të konfirmojnë ose kundërshtojnë tezën nëse koronavirusi mund të transmetohet përmes monedhave ose kartëmonedhave.

Sakaq OBSH në Shqipëri thekson se monitorimi i shëndetit tuaj gjatë Covid-19 është jetësor.

Ju duhet:

✅Të kontrolloni për simptomat e zakonshme
✅Të informoni familjen/miqtë tuaj nëse keni nevojë për ndihmë
✅Të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni vështirësi në frymëmarrje. Telefononi 📞 më parë, nëse është e mundur. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 14:44