A ishte Prenga në resortin luksoz? Hap gojën një prej të arrestuarve

Dalin pamjet e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë ka filluar përpara pak minutave për 4 prej të arrestuarve, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, dhe Elton Hajri. Ata janë akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje peng të personit” ndërsa 30 vjeçari nga Kavaja, Festim Bexhdili dyshohet edhe për “fshehje dhe asgjësim kufome”.

ABC Neës raporton se në proces verbalet që policia ka hartuar në ngarkim të tyre, ata nuk janë dakord me akuzën e ngritur nga prokuroria dëe nuk kanë pranuar të jenë pjesmarrës të pengmarrjes së Jan Prengës.

Sipas burimeve një prej të arrestuarve ka pranuar të bashkëpunojë deri diku me prokurorinë. Ai ka pranuar se trupi i Jan Prenga ka mbërritur në resorin në Shijak por më tej nuk mësohet se çfarë ka deklaruar tjetër ky person.

Gjatë prezantimit të gjeneraliteteve në seancën e sot me gjyqësore nga gjykata rezultoi se Leonard Hajri është i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.


Shtuar 31.01.2020 10:44