A do ishte ndryshe nëse Sokoli do të ishte gjallë? Përgjigjet djali i Olldashit

Në protestën e zhvilluar nga “Aleanca e Teatrit”, ka marrë pjesë edhe djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.

Glauk Olldashi ka treguar se ka marrëdhënie të mira me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Me kryetarin e partisë kam marrëdhënie korrekte miqësore, si ka çdo anëtar i partisë”, tha ai.

Një nga pyetjet që i bëri gazetarja ishte:

Mendon se po të ishte Sokol Olldashi në PD-së do të ishte kështu gjendja në Shqipëri?

“Përsa i përket pyetjes mendoj se ardhmja nuk mund të parashikohet”, deklaroi Glauk Olldashi.


Shtuar 20.05.2020 19:57