70 vjeçari vdiq gjatë marrëdhënies seksuale, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga Gjirokastra, ku një 70 vjeçar humbi jetën gjatë marrëdhënies seksuale. Mësohet se i moshuari jetonte në fshatin Derviçian.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër.

Viktima me iniciale K. V. rreth 70 vjeç, nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 22.06.2020 12:22