68 vjeçari ndërroi jetë duke u kthyer në shtëpi, MSH zbulon nëse vdiq apo jo nga COVID-19

Pasditën e sotme në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se gjirokastriti i parë i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë ndërkohë që po transportohej në banesë.

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit nga Spitali Infektiv drejtë atij të Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.


Shtuar 20.06.2020 18:53