6 orë operacion, si u shpëtua alpinistja shqiptare që theu këmbën në mal

Një alpiniste shqiptare ra nga një lartësi e madhe teksa po ngjitej në mal duke thyer këmbën dhe duke rrezikuar jetën.

As ajo dhe as grupi i saj shoqërues nuk mund të largohej pasi vajza nuk mund të ecte asnjë metër.

Por, pas pamundësisë së tyre për të vijuar kërkuan ndihmën e Policisë dhe kjo e fundit të forcave ajrore të ushtrisë, pasi ka qenë e pamundur të shkohej në atë lartësi 7 metra mbi nivelin e detit me mjete të tjera e me mot të vështirë për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Pas 6 orësh, helikopteri ka rënë në gjurmë të tyre. Ministria e Mbrojtjes përmes një statusi në facebook shkruan se “operacion ishte i vështirë, por djemtë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartësinë 7000 metra mbi nivelin e detit dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve”. /albeu.com/


Shtuar 19.01.2020 18:30