Liverpool fiton derbin me Manchester United dhe “blindon” kreun (VIDEO)

Liverpooli ka mposhtur 2-0 Manchester Unitedin. The Reds kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Virgil Van Dijk në minutën e 14.

Në 45 minutëshin e dytë Djajtë e Kuq bënë më presion në portë por pa rezultat.

The Reds arritën ta vulosin fitoren në minutën e 90 me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

Pas javës së 23 Liverpooli vazhdon të jetë në krye me 64 pikë, ndërsa Manchester United mban vendin e 5 me 34. /albeu.com/


Shtuar 19.01.2020 18:32